“Përballja” finale në Bruksel, Kurti e Vuçiç vendosin sot për planin franko-gjerman

27 Shkurt 2023 | 09:47

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç  do te jenë sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel, ndërsa në duar mbajnë planin europian që synon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Një plan që nuk negociohet dhe sot pritet nga dy liderët e Kosovës dhe Serbisë, pranimi apo refuzimi i tij. Ajo që do të diskutohet dhe negociohet është mënyra se si do të zbatohet, afati për zbatimin e tij dhe mekanizmat për monitorimin e zbatimit.

Takimi i sotëm vjen pas javësh të tera diskutimesh ku nuk kanë munguar as kërcënimet për liderët që e vononojne apo refuzojnë këtë plan.

Perveç dy të ngarkuarve të BE dhe SHBA në proces u perfshinë intensivisht edhe këshilltarët e kancelarit gjerman, presidentit të Francës dhe kryeministres italiane. Po kështu SHBA angazhuan edhe këshilltarin e DASH, Chollet. Tashmë duket se dy liderët janë bindur për të panuar këtë plan i cili pritet të bëhet publik i plotë menjëherë pas takimit të sotëm.

I njohur në publik si plani franko-gjerman, propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është thënë se shërben si rrugë drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve.

Në një draft që është bërë publik parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Agresioni Rus në Ukrainë dhe frika se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë tensionet për të nxitur destabilizim në Ballkan, ka bërë që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të shtojnë thirrjet dhe përpjekjet  për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, bisedoi gjatë fundjavës në telefon me udhëheqësit e të dyja vendeve duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin dhe pritjet që palët të kenë qasje konstruktive dhe të angazhohen për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në bisedimet e deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Po ashtu edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u kanë shkruar letra të përbashkëta kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, në prag të takimit, në të cilat thuhet mes tjerash se është urgjente të ecet përpara me synimin për ta përmbyllur marrëveshjen dhe për të siguruar zbatimin e saj.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se propozimi nuk do të negociohet  dhe se ai mbështetet nga të gjitha vendet anëtare të bllokut, përfshirë edhe ato që nuk e njohin Kosovën.

Pranimi i propozimit nënkupton edhe pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është çështja më e diskutueshme në marrëveshjet e deritashme. Diplomatët perëndimorë ua kanë bërë me dije të dyja palëve se refuzimi i propozimit nënkupton përballje me sanksione.

Gjatë ditës së sotme nuk pritet ndonjë nënshkrim i marrveshjes por vetëm diskutim për mënyrën e zbatimit. Nenshkrimi i saj pritet të bëhet në fund të muajit në një ceremoni ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Përveç zyrtarëve europian dhe amerikan në  proces është përfshirë dhe Turqia. Pas takimit që zhvilloi me Albin Kurtin, presidenti turk Recep Taip Erdogan i ka telefonuar një ditë më parë dhe presidentit Vuçiç. Nuk ka shumë detaje rreth bisedës por ajo që bëri të ditur Vuçiç në rrjetet sociale tregon se në qendër të bisedës ka qenë  vazhdimi i dialogut me Kosovën.

“Ne ramë dakord se gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor dhe se do të japim një kontribut të fuqishëm në stabilitetin rajonal përmes forcimit të marrëdhënieve serbo-turke”, thuhet në njoftim e Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026