Dhuna ndaj Petraq Milos, Rama: Falenderoj Dritanin për kërkimin e ndjesës
Kryeministri Edi Rama, foli gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Abazoviç dhe për dhunën e ushtruar nga policia malazeze ndaj profesorit, Petraq Milo.
Rama falenderoi kryeministrin malazez për kërkimin e ndjesës ndaj profesorit, si dhe theksoi se këto raste duhet të shërbejnë që të rritet më shumë bashkëpunimi rajonal mes dy vendeve.
“Dua ta falenderoj për faktin që në sekondin e parë të daljes së asaj videos së shëmtuar i ka telefonuar profesorit dhe i kërkuar ndjesë ai dhe ministri i Brendshëm. Janë marrë të gjitha masat për personat në fjalë.
E gjitha kjo është bërë me një xhentilesë maksimale dhe me një urtësi maksimale. Janë raste që ndodhin, u ndodhin dhe shqiptarëve me policinë shqiptare apo malazezëve me policinë malazeze. Këto janë rastet që mezi i presin për të ndezur flakën e nacionalizmit dhe për të kërkuar që të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike. Ndaj na duhet më shumë bashkëpunim rajonal”, tha Rama.
Rama shtoi se ndaj personave përgjegjës është marrë çdo masë brenda ligjit.
“Ndërkohë kryeministri i kishte bërë të gjitha gjërat që duhet të bënte, edhe kërkim faljen edhe për procedimin e personave përgjegjës, dhe e gjitha kjo është bërë me xhentilesë. Dhe në rast se pyetja pa dashje është kur do të pushkatohen ata që e bënë këtë punë në dijeninë time, Mali i Zi e ka hequr dënimin me vdekje. Jam i bindur që Dritani do të donte ta pushkatonte, por nuk e bën dot”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)