Qindra qytetarë në Vlorë nxitojnë të përfitojnë nga tarifa aktuale për patentë

27 Shkurt 2023 | 19:23

Vendimi për të dyfishuar çmimin e patentës nga 45 mijë lekë në 85 lekë ka bërë që qytetarët në Vlorë të nxitojnë për të plotësuar dokumentacionin përkatës.

Kjo gjë ka sjellë radhë të gjata institucionet ku merren këto shërbime.

Qytetarët ankohen se kanë humbur ditën e punës dhe duan të përfitojnë para se të dyfishohet çmimi.

“Ika erdha ika, jam në punë, kam lënë ditën pushim sot, vij këtu humbas ditën, duhet të vij prapë nesër,” – u shpreh një qytetar.

“Do marri vajza patentën, është në Tiranë, nuk të zgjidh njeri. Vemi atje na thonë do vish këtu, kjo thotë nuk ke prenotuar, unë i kam marrë të gjitha në rregull,” – tha një grua.

Mjekët thonë se është e papërballueshme, pasi janë të njëjtët që ofrojnë edhe shërbimin mjekësor. Nga 20 persona që paraqiten për patenta gjatë ditëve normale, prej 1 javë numri i qytetarëve që kërkojnë shërbim e kalon shifrën 100.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026

Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital

Një drejtues kamioni është përplasur aksidentalisht në portin e Durrësit nga një tjetër kamion. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur shoferi me origjinë nga...
12:25 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau

Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet. Në lidhje...
12:20 | 28/07/2026