Nata aziatike e kinemasë, aktorët e filmit “Gjithçka, kudo” triumfojnë në “SAG”

27 Shkurt 2023 | 19:32

Filmi “Gjithçka, kudo” ka përforcuar statusin e tij në garën për çmimet Oscar, pasi ka korrur një sërë fitoresh në ceremoninë e Screen Actors Guild Awards.

Aventura në multivers fitoi çmimin për kastin më të mirë të aktorëve, me yjet e tij që u nderuan individualisht.

Michelle Yeoh u emërua aktorja më e mirë, duke mundur pretendenten Cate Blanchett.

“Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për çdo vajzë që duket si unë”, tha Yeoh duke iu referuar prejardhjes së saj aziatike.

Aktorja tjetër Ke Huy Quan u bë fituesja e parë aziatike të çmimit për aktoren më të mirë mbështetëse, kategori ku u vlerësua edhe aktorja tjetër e njohur Jamie Lee Curtis.

Filmi “Kudo, Gjithçka” tregon historinë e pronares së një lavanderie, të interpretuar nga Yeoh, që duhet të futet në versione të ndryshme të vetes së saj përmes multiversit, në mënyrë që të shpëtojë botën.

Fitorja e filmit të zhanrit “fiktivo-shkencor” vjen në një moment të rëndësishëm përpara ndarjes së çmimeve Oscar më 12 mars.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026