Autobusi i ‘Unazës’ me probleme teknike? Eksperti Gëzim Hoxha analizon aksidentin

28 Shkurt 2023 | 08:42

Gëzim Hoxha, ekspert i sigurisë rrugore analizoi aksidentin e ditës së djeshme te “Ura e Tajvanit” ku një autobus u përplas me disa automjete dhe për pasojë 10 persona mbetën të plagosur.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se dyshon se autobusi i linjës së “Unazës”  kishte probleme teknike.

Më tej ai theksoi se para 10 vitesh kaishin bërë një kontroll të autobusëve, ku shumë prej tyre kishin dalë me probleme teknike.

“Ajo që më intrigon është fakti se çfarë ka dashur ai personi që e filmon  autobusin në vazhdimësi? Është një konkluzion që ky autobus nuk është në rregull. Që nga fillimi që qytetari e filmon, autobusi duket i shtrembër nuk duket i drejtë. Pra dyshoj se gjendja teknike mund  të ketë probleme. Para 10 vitesh bëmë një kontroll në qytetin e Tiranës, kontrolluam nja dy tre linja ku 70% e autobusëve ishin me probleme teknike. Ato që pezulluam ne në ato kohë, kishte shfryrje ajri.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024