Votohet ristrukturimi i qeverisë në Maqedoninë e Veriut
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi të hënën katër ministra të rinj.
- Krenar Loga (Aleanca për Shqiptarët ) – Ministër i Drejtësisë;
- Fatmir Mexhiti (Aleanca për Shqiptarët ) – Ministër i Shëndetësisë;
- Azir Aliu (Aleanca për Shqiptarët ) – Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës;
- Kaja Shukova (LSDM) – Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Nga 114 deputetë të pranishëm në sallë, gjithsej 65 deputetë votuan “për” Logën, Mexhitin, Aliun dhe Shukovën, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Pas votimit, ministrat e rinj bënë betimin solemn.
Lloga zëvendëson Nikolla Tupançevskin, nga LSDM, Mexhiti zëvendëson Bekim Salin nga Alternativa dhe Aliu zëvendëson Admirim Alitin, po ashtu nga Alternativa. Shukova, nga ana tjetër, do të zëvendësojë Naser Nuredinin nga BDI. Propozimet e tjera për zëvendësministra janë: Tiron Jahjaga – Zëvendësministër i Mbrojtjes; Vjollca Berisha – Zëvendësministre e Bujqësisë; Viktorija Avramovska-Mandiq, Zëvendësministre e Drejtësisë; dhe Maja Manoleva – zëvendësministre e Shëndetësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet