Durrësi kalon Tiranën në ndërtim, rritet interesi për banesa dhe biznese në bregdet

Durrësi
28 Shkurt 2023 | 15:25

Me 180 leje të miratuara për 3 muaj, Durrësi ka lënë pas Tiranën për numrin e lejeve ndërtimore në vitin 2022. Interesi për të ndërtuar në bregdet, është rritur papritur, pas synimeve për të transformuar portin e qytetit dhe investimeve të tjera në vijën bregdetare.

Në vitin 2022, me të dhënat e plota të publikuara nga INSTAT, numri i lejeve ndërtimore dhe sipërfaqja e firmosur për ndërtime të reja ishte më e lartë se në vitin 2021, dhe si e tillë ka kaluar edhe vitet parardhëse.

Në numër të përgjithshëm ato arritën në 1420 që përputhet më një sipërfaqe 2.7 mln metër katror.

Shumica e ndërtimeve të kërkuara nga firmat ndërtuese apo individëve janë për qëllime banimi, në masën 65 % dhe pjesa tjetër ndahet mes strukturave të biznesit si hotele e magazine dhe veprave inxhinerike publike.

Në vlerë të përgjithshme, kostot e përgjithshme të të gjitha strukturave që po ndërtohen dhe do të zhvillohen në vazhdim, arrijnë në 985 mln euro.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026