“Grupi L” u thirr nga pronari, si vrasja në Athinë lidhet me plagosjen e 16-vjeçarit

28 Shkurt 2023 | 16:28

Hetuesit në Greqi po shkojnë drejt zbardhjes së plotë të vrasjes së 37-vjeçarit shqiptar Pëllumb Islami, me profesion hidraulik, i cili u qëllua gjatë përplasjes mes bandave në një lokal në Athinë

Policia ka identifikuar 4 nga 7 personat e përfshirë , të cilët sipas autoriteteve janë anëtarë të një bande shumë të ashpër që vepron në qendër të Athinës dhe pjesë e mafies shqiptare.

I njohur ndryshe si Grupi L, banda kontrollon shtëpitë publike dhe trafikun e drogës në kryeqytetin grek .

Ata mësohet se kanë si seli një klub të njohur në Sepolia dhe një pjesë e tyre ka punuar si truprojë.

Herimet kanë zbuluar se vrasja e 37-vjeçarit fatkeq në kafen Nea Joni, lidhjet me plagosjen me thikë të një 16-vjeçari.

I mituri, i cili rezulton djali i pronarit të lokalit ku ndodhi vrasja, u qëllua me thikë një ditë përpara ngjarjes.

Sipas dëshmive, anëtarët e Grupit L, janë ftuar në kafene nga familjarët e fëmijës që ishte goditur me thikë.

Në momentin që ata shkuan në kafene panë në lokal si klientë anëtarë të një bande rivale me të cilët kishin shumë përplasje.

Për një moment anëtarët e Grupit L menduan se kishin rënë në një kurth dhe nisin të shtënat ndaj bandës rivale, duke i marrë jetën shqiptarit fatkeq.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026