Kriminelë që prezantoheshin si truproja, si funksionon “Grupi L” që vrau shqiptarin

23 Shkurt 2023 | 14:59

Pëllumb Islami u vra nga një grup i strukturuar kriminal, këto janë dyshimet e para të hetuesve helen për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së martës në një lokal në Athinë. Të njohur si Grupi L.

Ata në rrjetet sociale prezantoheshin si truproja, por në të vërtetë drejtojnë botën e krimit në Greqi. Sipas mediave greke, shumica e anatarëve të kësaj bande janë me origjinë shqiptare.

Njëri prej anëtarëve të këtij grupi, 32-vjeçari shqiptari për disa muaj prangosi një 22-vjeçare dhe më pas e ka shfrytëzuar për prostitucion.

Në fillim të vitit 2020, 22 vjeçarja u takua për herë të parë me 32-vjeçarin shqiptar i cili i është prezantuar si pronar i një lokali në Athinë, ku më pas i ka ofruar punë në biznesin e tij përkundrejt një pagese shumë të mirë.

Vajzës iu desh një muaj kohë për të marrë këtë vendim. Sapo u takuan së bashku i riu shqiptar vendosi të prangos 22-vjeçaren, ndërsa në momentet kur atij i duhej të lëvizte nga shtëpia i vendoste një roje që ta ruante.

Më pas 32-vjeçari e detyroi që të punonte si prostitutë, ku pagesa e çdo takimi ishte 150 euro, i premtoi që 80 euro ishin të saj, por një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë. Ajo vendosi t’iu kërkonte bakshishe klientëve dhe për tre muaj arriti të kursente 5 mijë euro. Pasi një gjë e tillë u kuptua nga i riu shqiptar, ai e dhunoi rëndë fizikisht.

Pas një jave ajo arriti të arratisej. Çdo gjë që kishte ndodhur gjatë atyre muajve e dëshmoi në polici. Grupi hetimor nisi hetimet dhe arrit të identifikoi anëtarët e ‘Grupit L’, pjesë e të cilit ishte edhe 32-vjeçari.

Pas mbajtjes nën vëzhgim, policia arriti të arrestoi 32-vjeçarin dhe 3 anëtarë të tjerë të këtij grupi, përmes një aksion në një lokal ku rrinin shqiptarët. Mbi ta rëndonin akuzat e përdorimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pastrim parash, trafik njerëzish, mbajtje armësh, sulm ndaj policëve deri në shkeljen e masave anti-COVID.

Dyshohet se grupi ka lidhje të forta edhe me forcat e rendit pasi i kanë korruptuar me shuma të mëdha parash. Rrënjët e këtij grupi kriminal janë shumë të thella, pasi kontaktet kanë deportuar deri në emrat e njohur të botës së krimit të cilët janë në burgjet greke.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026