A e duan më turqit presidentin Erdogan? Gazetari analizon situatën pas tërmetit
Goditja e tërmetit në Turqi e cila shkaktoi dëme të mëdha njerëzore, dhe materiale ka vënë në vështirësi të mëdha shtetin turk, por edhe presidentin e saj Erdogan. I ftuar në një lidhje direkte në Euronews, gazetari i TRT, Abdylvehab Ejupi ka folur për situatën e Turqisë pas kësaj ngjarje të rëndë.
Sipas tij deri më tani nuk është diskutuar për ndonjë shtyrje të zgjedhjeve të cilat janë paracaktuar të ndodhin më 14 maj. Ai është shprehur se pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet Turqia zgjedhjet janë një e drejtë kushtetuese dhe si e tillë ato do të mbahen.
I pyetur nëse tërmeti dhe menaxhimi i kësaj situatë të rënde ka ndikuar te popullariteti i presidentit Erdogan, nëse është dëmtuar apo jo figura e tij, gazetari Abdylvehab Ejupi është shprehur se është ende shpejtë për të bërë vlerësime të tilla pasi populli turk është ende në një gjendje shoku, e se do të duhet kohë për të bërë analiza për të parë ndikimin e kësaj situatë në figurën e presidentit turk.
“Është shumë e vështirë që vetëm tre javë pas tërmetit të matet apo të bëhet një vlerësim i tillë. E gjithë popullata është në gjendje shoku dhe në një gjendje të tillë askush nuk mund të japë një vlerësim racional. Duhet të paktën të kaloj një muaj deri sa të qartësohen shumica e gjërave, deri sa të qartësohen mbi 2 milionë njerëz të cilët janë pa shtëpi, deri sa te vendosen në vendet ku duhet të vendosen, deri sa të qartësohet situata në aspektin psikologjik. E gjithë Turqia është në një gjendje shoku dhe kjo kërkon kohë, në mënyrë që të bëhet një gjykim i qartë dhe jo i nxituar. Çdo vlerësim momental është jo i drejtë dhe i shpejtuar, vetëm pas një muaji mund të kemi një gjykim të qartë të situatës”, u shpreh gazetari Abdylvehab Ejupi për Euronews.
LEXO GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet