Artan Shkreli: Ja banesat që do t’i nënshtrohen auditimit teknik
Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli thotë se qeveria nuk ka marrë vendim për shembjen e banesave mbi 50-vjeçare.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shkreli u shpreh se ka një rregullim ligjor, ku thuhet se të gjitha objektet që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, i nënshtrohen procesit të auditimit teknik.
“Nuk është marrë asnjë vendim nga qeveria. Ka vetëm një rregullim ligjor, i cili ka ndodhur mbi dy vite më parë, në janar të 2020, në ligjin për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, është bërë një shtesë pas tërmetit të 2019, me nenin 4/1, ku thuhet se të gjitha objektet që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, i nënshtrohen procesit të auditimit teknik. Prej dy vitesh ekziston ky nen në ligjin përkatës, i cili pritet të plotësohet me akte nënligjore”, theksoi ai.
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë