Berisha bën deklaratën e fortë: E gjithë qeveria nën hetim, u kanë përgjuar e-mailet

2 Mars 2023 | 12:16

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë mocionit me debat për çështjen “McGonigal”, se e gjithë qeveria shqiptare është nën hetim nga autoritetet amerikane. Berisha tha se kryeministri Rama dhe personat e lidhur me të janë mbajtur të gjithë nën përgjime.

Ish-kryeministri theksoi se nga përgjimet e e-maileve, dhe telefonave janë zbuluar veprimtaritë e paligjshme të zyrtarëve të qeverisë.

“Shqiptarët e panë se këtu, pak kohë më parë, personi që i lëshoi karrigen McGonigalit, foli si kufomë e pakallur.

Foli kështu dhe iku si hije sepse ka kryer krime shumë të rënda. sepse, siç thotë e respektuara ‘Washington Post’, që ai në një dalje televizive e quajti gazetën më serioze, McGonigal dhe Edi Rama ishin të zhytur gjer në grykë në veprimtari sekrete. Në veprimtari të paligjshme.

Unë nuk kam fakte të zbërthej të gjithë veprimtarinë e tyre, kam besim se kjo gazetë ndër më autoritarët, ka informacion për llumin e McGonigal dhe Edvin McGonigalit.

Doli këtu se mendoi se duke lexuar, sipas tij, aktakuzën, do mund të mashtronte shqiptarët.

Unë dua të informoj shqiptarët se ka dy dokumente zyrtare të drejtësisë së SHBA. Njëri daton në shtatorin e vitit që kaloi. Ai është një vendim gjykate, për të hetuar çdo gjë rreth Edi Ramës. Për të hetuar çdo telefonatë, çdo SMS, çdo email, çdo lloj komunikimi që ai ka pasur me cilindo në botë.

Por, ky urdhër u përfshinë të gjithëve ju: të hetohen të gjithë ministrat e qeverisë dhe çdo njeri tjetër. Pra, jeni të gjithë të hetuar. Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe çdo person i lidhur me të, përfshirë dhe jo kufizuar, kryeministrin e Shqipërisë. Pra, secili prej jush jeni nën hetim, ndaj më mirë mendoni se nuk do shpëtoni.

E pamundur që ju në të gjithë ato komunikime, të mos keni kryer vepra të përbashkëta me Edi Ramën”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026