Mësuesi që u bë koleksionist, në muzeun e tij etnografik objekte mbi 200-vjeçare
Ky është koleksionisti i apasionuar Ndoc Shaben, nga fshati Plezhe.
Pjesën më të madhe të jetës ia ka kushtuar arsimit ndërsa tani në pension i është përkushtuar ëndrrës së tij, ndërtimit të një muzeu etnografik në Zadrimë.
“Të qenët edhe mësues i gjuhe-letërsisë të jep edhe shanse të tjera për të njohur diçka nga afër edhe përtej letrave pra edhe kulturën materiale shpirtërore të kombit ku jeton”, thotw Ndoc Shaben.
Muzeu i tij modest etnografik “Albania Nord“ në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë i ka mahnitur të gjithë.
“Për nga numri shkojnë rreth afër 3 mijë objekte. Për nga rëndësia varet. Ka dhe objekte tw cilat nuk janw shumë të rëndësishme sot, por që në një ditë tjetër, kohë tjetër, marrin vlerat e veta dhe ato”, shprehet ai.
Por cilat janë disa nga koleksionet “relike” të këtij muzeu?
“Ndër objektet më të rëndësishme të veshjes karakteristike të zonës së Zadrimws janë pjesët e metalta, të cilat janë dekor për nuset e hershme të Zadrimës. Këto materiale janë duke filluar nga fudullat, sumllat, kryqi, janë pjesët e dekorit të gjoksit”, tregon Ndoci.
Edhe ky gramafon është i ruajtur si i ri, duke qenë një ndër reliket e këtij muzeu.
Përveç pasionit të Ndocit, a kanë ndihmuar autoritetet që kjo pasuri të ruhet?
“Për fatin e keq nuk është afruar asnjë lloj bashkëpunimi as nga pushteti qendror, as nga pushteti vendor, as nga tipa donatorësh as nga dashamirës të tjerë, gjithçka është me forcat e veta, me parimin e vjetër ish-socialist, i mbështetur në forcat e veta”, thotë koleksionisti.
Vullnetin, pasionin dhe dëshirën Ndoci ende i ka në nivele të larta ndonëse vitet i rëndojnë mbi supe. Me buzën në gaz na thotë se s’do ndalet kurrë dhe me pensionin e tij do vijojë të pasurojë koleksionin që ka, por shpreson që një ditë autoritetet ta ndihmojnë që ky muze të bëhet i vizitueshëm dhe për turistët.
LEXONI GJITHASHTU:
- Muzeu në Korçë flet në gjuhën ukrainase, Olena Zelenska mesazh shqiptarëve
- Muzeu Besa, Rama: Do tregojë si hebrenjtë u shpëtuan nga myslimanë e të krishterë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush