Eritritoli, ëmbëlsuesi që rrezikon sulmin në zemër dhe tru

3 Mars 2023 | 07:10

Sipas një studimi të ri, një zëvendësues i sheqerit i quajtur eritritol – i përdorur për të ëmbëlsuar është lidhur me koagulimin e gjakut, sulmet në tru, sulmin në zemër madje edhe me vdekjen.

“Shkalla e rrezikut është e lartë”, thotë autori kryesor i studimit Dr. Stanley Hazen, drejtor i Qendrës për Diagnostifikimin dhe Parandalimin Kardiovaskular në Cleveland Clinic Lerner Research Institute.

Njerëzit me faktorë rreziku ekzistues për sëmundjet e zemrës, si diabeti, kishin dy herë më shumë gjasa të përjetonin një sulm në zemër ose sulm në tru nëse kishin nivelet më të larta të eritritolit në gjakun e tyre, sipas studimit të botuar të hënën në revistën Nature Medicine.

“Nëse niveli juaj i eritritolit në gjak ishte në 25% më të lartë krahasuar me 25% më të ulët, kishte rreth dyfish më shumë rrezik për sulm në zemër dhe sulm në tru. Është në të njëjtin nivel me faktorët më të fortë të rrezikut kardiak, si diabeti”, thotë Hazen.

Hulumtimet shtesë në laborator dhe kafshë të paraqitura në letër zbuluan se eritritoli dukej se po shkaktonte mpiksjen më të lehtë të trombociteve të gjakut. Mpiksjet mund të shkëputen dhe të shkojnë në zemër, duke shkaktuar një sulm në zemër, ose në tru, duke shkaktuar një sulm në tru.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024