“Shoferi i zemrës time”, Gruaja e makinistit në trenin grek rrënqeth me lamtumirën
Gruaja e makinistit që drejtonte trenin e udhëtarëve në Greqi ka rrënqethur me lamtumirën për bashkëshortin.
Ajo ka postuar një mori fotosh në rrjetet e saj sociale duke i shprehur dashurinë të ndjerit.
“Ti do të jesh gjithnjë shoferi i zemrës time. Të dua shumë! Burri im i dashur, partneri im, shoku im më i mirë! Rrugë të mbarë Dimitrisi im,” – ka shkruar ajo në faqen e saj në Instagram.
View this post on Instagram
Dimitris Massali, 32 vjeç ishte makinisti i trenit të udhëtarëve që u përplas me trenin e mallrave në Greqi.
Aksidenti tragjik la pas të paktën 57 viktima dhe qindra të lënduar.
Ka nisur procesi i identifikimit të viktimave, të cilat po i nënshtrohen procesit të verifikimit të ADN-së. Sa i takon të plagosurve, të cilët ndodhen në dy spitalet e qytetit të Larisës, situata rezulton nën kontroll.
Autoritetet helene bëjnë të ditur se përveç atyre pak pacientëve që ndodhen në repartet e terapisë intensive për shkak të gjendjes kritike, pjesa tjetër e tyre nuk është në rrezik për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid