PD marshon drejt Tiranës, 1 mijë persona nga Vlora e mbi 2 mijë të nga Elbasani

3 Mars 2023 | 10:08

Ditën e sotme në orën 12:00 do të zhvillohet protesta kombëtare.

Gazetari Renato Tafani ka bërë me dije se nga Elbasani janë nisur 2400 persona drejt kryeqytetit ndërsa në dispozicion janë  vënë dhe autobusët për të  transportuar simpatizantët.

Ndërkohë gazetari Blerim Kore tha se shumë simpatizantë janë nisur drejt Tiranës me makina të vogla dhe me autobusë.

“Ka pasur  interes nga përfaqësues të PD për të udhëtuar drejt në drejtim të Tiranës dhe për  të udhëtuar  drejt Tiranës, shumë kanë shkuar me makina private dhe shumë të tjerë më autobusët që janë vënë në dispozicion. Qëllimi ka qenë që të jetë një numër sa më i madh.

Sakaq gazetarja Ebrieta Maçaj nënvizoi se nga Vlora janë nisur rreth 1 mijë persona.

“Rreth 1 mijë persona janë nisur drejt Tiranës për protestës. Nga Vlora janë nisur 800 persona, nga Selenica janë nisur 130 simpatizantë dhe në Himarë janë nisur 70 simpatizantë. Nuk ka pasur një organizim me autobusë”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026