VIDEO| Me flamuj dhe borie, autokolona e simpatizantëve të PD-së mbërrin në Tiranë

3 Mars 2023 | 11:09

Një autokolonë me simpatizantë të Partisë Demokratike nga zona të ndryshme të vendit është nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës së opozitës përpara Kryeministrisë.

Makinat shihen ndërsa ecin në rresht dhe persona të ndryshëm mbajnë flamuj të PD-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga xhamat.

Në video dëgjohen boritë të cilat bien pa pushim përgjatë gjithë rrugëtimit.

Sot pritet të jepet vendimi për “vulën” e partisë më të madhe opozitare. Gjykata e Apelit pritet të vendosë nëse PD zyrtare do të jetë në “duart” e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Po sot ish kryeministri ka thirrur protestë kombëtare por sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës por me rrëzimin e qeverisë Rama. Protesta do të nisë në orën 12:00,  ndërsa rrugët do të bllokohen nga ora 10:00 deri në fund të tubimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026