Endri Fuga ‘heq dorë’ nga Agjencia për Media, shkak angazhimi në fushatën zgjedhore
3 Mars 2023 |
11:46
Endi Fuga nuk do jetë më në krye të Agjencisë për Media dhe Informim për periudhën nga data 28.2.2023 deri në datën 31.12.2023.
Kompetencat e drejtorit do t’i delegohen zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni, Alteo Hysit.
Ky vendim nga ana e Fugës vjen për shkak të angazhimit të tij në fushatën zgjedhore të 14 majit.
Urdhëri hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare.
URDHËRI
Nr. 18, datë 28.2.2023 PËR DELEGIM KOMPETENCE
Në mbështetje të neneve 28 dhe 29, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”,
URDHËROJ:
- Delegimin e kompetencave z. Alteo Hysi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim, për të gjitha procedurat që lejon ligji, për aq sa është e mundur dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Kompetencat e deleguara do të ushtrohen për periudhën nga data 28.2.2023 deri në datën 31.12.2023.
- Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet z. Alteo Hysi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim.
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
DREJTOR I PËRGJITHSHËM Endri Fuga
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët