Opozita në shesh, Rama mesazh për ‘21 janarin’: Drejtësia nuk është vonë kurrë

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në prag të protestës kombëtare të opozitës, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të rikujtojë përmes një postimi në facebook 21 janarin.

Rama në reagimin  e tij risjelll në vëmendje inçizimet e publikuara që tregojnë urdhërin e Gardës për hapjen e zjarrit me plumba luftarakë mbi turmën.

Kryeministri shton se drejtësia e vjetër dështoi të çonte përpara drejtësisë autorët dhe urdhëruesit e vrasjeve në bulevard, ndërkohë që uron që një gjë e tillë të mos ndodhë dhe me atë që ai e cilëson si drejtësia e re.

- Advertisement -

POSTIMI I PLOTË:

A KA MË KU TË RRIJË që teksa së fundmi, doli edhe një tjetër material, autentik, brutalisht rrënqethës, për vrasjen me paramendim dhe gjakakullsi kriminale, me pushkët e shtetit, të katër qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm për askënd, vrasësit e tyre vazhdojnë jo vetëm të enden të lirë, po luajnë edhe role nga më të rëndësishmet në jetën e vendit?!

Hapjen e zjarrit me plumba luftarakë mbi një turmë, sistemi demokratik nuk e njeh si të drejtë të shtetit, po e konsideron krim të rëndë dhe në historinë e Europës së të paktën 100 vjetëve të fundit, përfshirë edhe Europën e Luftës së Ftohtë, Shqipëria demokratike është i vetmi vend ku është hapur zjarr luftarak mbi turmë. Zjarr luftarak vdekjeprurës i pahetuar, i pagjykuar dhe sigurisht i pandëshkuar prej 12 vjetësh! Një proces farsë mbi këtë krim shtetëror të paparë e të padëgjuar në historinë e Europës, anashkaloi totalisht të vërtetën ulëritëse të një vrasjeje me paramendim, madje të paralajmëruar e të paspranuar me arrogancën më poshtëruese nga urdhëruesit.

Drejtësia e vjetër, e kalbur dhe e nënshtruar, rivrau katër të vrarët, shkeli egërsisht mbi plagët e familjeve të tyre, përdhunoi pashpirtësisht jetimët e katër baballarëve, duke u mohuar barazinë para ligjit dhe duke u dhënë shqiptarëve mesazhin më të hidhur, e më dekurajues të mundshëm për drejtësinë e pabarabartë në atdheun e tyre.

Drejtësia e re, me institucionin e saj kyç, të krijuar enkas nga një vullnet i fortë popullor e politik, kombëtar e ndërkombëtar, për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë, e cila duhet ta kishte nisur jetën e vet bash tek ky gur i përgjakur i themeleve të shembura të barazisë para ligjit të këtij vendi, jo vetëm nuk u kthye tek vendi i këtij krimi me pasoja tmerrsisht deformuese, të thella e afatgjata, për kulturën politike e demokratike të Shqipërisë, po bëri sikur s’kishte asnjë lidhje me të, pavarësisht se një prej motiveve më të forta të mbështetjes masive popullore të reformës në drejtësi (prej ku lindi edhe vetë SPAK-u si mishërim i një shprese të madhe) ishte pikërisht nevoja kombëtare për drejtësi për 21 janarin. Ky është sot edhe një nga motivet kryesore të zhgënjimit popullor nga reforma në drejtësi – kush i mohon apo i ve në diskutim si të parën edhe të dytën, nuk e kupton ose nuk do që ta kuptojë thelbin dhe konseguencat historike mbi shtetin e së drejtës, të veprimit apo mosveprimit të ilaçit të drejtësisë për plagën tragjike të 21 janarit.

Lajmi i mirë gjithsesi është se për drejtësinë nuk është kurrë vonë. Dhe pavarësisht se krimi makabër i 21 janarit s’ka pasur nevojë për prova të reja, me provat e reja të javëve të fundit, e sidomos me audioregjistrimin tronditës të publikuar ditët e fundit, moskthimi pa humbur më kohë i drejtësisë së re në vendin e krimit të 12 vjetëve më parë, do të ishte konfirmimi dramatik i nënshtrimit të saj ndaj inercisë së neveritshme të drejtësisë së vjetër. Dhëntë Zoti jo!

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Arrestohen 4 pjesëtarë të një grupi kriminal në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar 4 pjesëtarë të një grupi kriminal që merrej me shitjen në doza të vogla të kanabisit në qytetin e...

Pranga sekretares së MSH për korrupsion, Hoxha: S’do guxonte pa lejen e eprorëve

Gazetari Poli Hoxha ka komentuar arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, e cila akuzohet për korrupsion. Në një intervistë për...

Bie inflasioni në Turqi, për herë të parë në 16 muaj zbret në 40%

Inflacioni vjetor në Turqi ka rënë nën shifrën 40 për qind në maj, për herë të parë që 16 muaj. Sipas të dhënave zyrtare,...

TË FUNDIT

Arrestohen 4 pjesëtarë të një grupi kriminal në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar 4 pjesëtarë të një grupi kriminal që merrej me shitjen në doza të vogla të kanabisit në qytetin e...

Pranga sekretares së MSH për korrupsion, Hoxha: S’do guxonte pa lejen e eprorëve

Gazetari Poli Hoxha ka komentuar arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, e cila akuzohet për korrupsion. Në një intervistë për...

Bie inflasioni në Turqi, për herë të parë në 16 muaj zbret në 40%

Inflacioni vjetor në Turqi ka rënë nën shifrën 40 për qind në maj, për herë të parë që 16 muaj. Sipas të dhënave zyrtare,...

Berisha thirrje nga Kuvendi: Ka vetëm një rrugë, protesta, protesta e vetëm protesta

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje nga foltorja e Kuvendit për protesta masive kundër manipulimit të zgjedhjeve. Berisha tha në fjalën e tij se zgjedhja e...

Mediu-opozitës: Duhen lista të hapura, zelli për udhëheqësin po na lë pa shqiptarë

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i pranishëm në seancën plenare këtë të hënë i bëri thirrje grupeve politike opozitare që të shikojnë të...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×