“Luizi kryeministër”-Spahiu për dronin në protestë: Mungesë lideri brenda opozitës
Në protestën e organizuar nga opozita këtë të premte para kryeministrisë, veç pankartave dhe banderolave nuk munguan as dronët. Në banderolën e varur te droni ishte imazhi i këngëtarit Luiz Ejlli, mbi të cilin shkruhej “Luizi kryeministër i ardhshëm”.
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se ka shumë për të folur sa i takon kësaj çështjeje.
“Unë e kuptoj që Luiz Ejlli është një nga njerëzit më popullorë sot, por kjo tregon defiçencën e theksuar që ka sot opozita shqiptare, konsumin, lodhjen dhe mangësinë që ka në prodhimin e liderëve politikë, pra populli shikon një mundësi për të qenë lider apo kryeministër i ardhshëm edhe Luiz Ejllin dhe brenda opozitës nuk e gjen,” – u shpreh Spahiu.
Sipas tij në ditët e sotme kanë më shumë vëmendje personazhet nëpër reality show, sesa revolucioni i Berishës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta