Spartak Ngjela tregon arsyen: Ja pse Apeli do e rrëzojë Berishën për vulën e PD-së

3 Mars 2023 | 18:24

Këtë të premte, Gjykata e Apelit do të marrë vendimin përfundimtar se kujt do t’i takojë vula dhe logoja e Partisë Demokratike, grupimit të Sali Berishës apo të Enkelejd Alibeajt. Ndërkaq, trupa gjykuese, prej disa orësh është tërhequr për të marrë një vendim.

Për avokatin Spartak Ngjela, fakti që gjykata po vonohet, tregon se vendimi do të jetë kundër Sali Berishës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se nëse vendimi do ishte në favor të Berishës, trupës gjykuese do t’i duheshin pak minuta, vetëm për të lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

“Pse do ta bënte me koiçidencë në datën 3? Nuk e dinte ai që në datën 3 ishte gjyqi? Por çfarë ndodhi? Dështoi, ishte shumë e dobët, tani po pritet gjykata. Po gjykata u tremb me ato që pa?

Po gjykata pse nuk vendos? Tërheqje e zgjatur, fakti që është e zgjatur, është kundër Saliut, nuk diskutohet ajo. Po qe se ajo do linte në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, do ta nxirrte për 10 minuta. Rrëzimi i Shkallës së Parë do arsyetim”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026