Topalli për vendimin e Apelit: Nga sot, kryetarët e partive i cakton kryeministri
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila vendosi që çështja për vulën të kalojë për rigjykim në Shkallën e Parë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli u shpreh se nga sot, kryetarët e partive politike i cakton kryeministri.
Sipas saj, pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencën.
“Nga sot , kryetaret e partive i cakton Kryetari i Qeverise permes vendimeve te Gjykatave te tij. Vendimi i sotem eshte vendimi me i Zi politik , i marre nen petkun e drejtesise, i ngjashem ne thelb me vendimin e gjykates ne vitin 1946, qe vendosi pushkatimin deputeteve te opozites. Presioni i pushtetit mbi Gjykaten edhe brenda salles eshte provokimi me i rende i nje opozite qe perpiqet te ruaj pluralizmin ne kushte shume komplekse. Nga Sot , opoziten e emeron qeveria .
Praktikisht, sot sistemi i pluralizmit eshte ne udhekryqin e vet me te rrezikshem. Dhuna brutale e vendimit te cmendur te tre gjykatesve qafe perkulur ka vene ne pikepyetje cdo gje qe kemi arritur ne keta 3 dekada. Vendimi ne fakt ishte paralajmeruar nga pushteti ne qeveri dhe Parlament, per turpin e tyre e te atyre qe marrin persiper keta veprime qe mund te cojne ne peplasje te pakontrolluara te njerezve. Nga sot , pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencen”, shkroi Topalli në Facebook.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus