Si Alibeaj e rrëzoi Berishën? Eksperti ligjor zbardh veprimet që u ndërmorën
Përfaqesuesi ligjor i Partisë Demokratike nga grupimi i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e kësaj force politike, ishte i pritshëm.
Në një intervistë për Euronews Albania, Sefa u shpreh se ka pasur shkelje proceduriale në Shkallën e Parë.
Sipas Sefës, gjyqtari Agron Zhukri, i cili njohu Statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit 2022, e mori vendimin në 40 minuta.
“Gjykata ka shpallur vetëm dispozitivën e saj dhe nuk ka dhënë argumentat se ku është mbështetur vendimmarrja e saj. Patjetër që brenda afatit ligjor ne do të njihemi edhe me vendimin dhe do shohim disa argumente me të cilat trupa gjykuese ka arritur në këtë konkulzion.
Ishte e pritshme. Ishte një kërkesë e jona që në ankim, që i jemi drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas Gjykatës së Apelit. Ishte një nga kërkesat tona sepse shkeljet proceduriale të kryera gjatë procesit të Shkallës së Parë, ishin të atilla që nuk mund të realizohej një proces i drejtë. Gjyqtari, në një seancë 40 minutëshe ka analizuar një provë që është 7 orë e gjysmë filmim, 5 mijë formularë dhe 500 fletë të tjera akte proceduriale”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut