Baçi për Alibeajn: Është një turp, i shitur kokë e këmbë te Rama
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi e ka cilësuar një turp të vërtetë Enkelejd Alibeajn dhe se do të mbahet mend si njeriu që i bëri më shumë dëm kësaj force politike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi u shpreh se Alibaj është i shitur kokë e këmbë te kryeministri Edi Rama.
“Është për të ardhur keq kur themi do mbledhë Alibeaj forume. Forumet e Alibeajt janë inekzistente, për arsye se të gjitha ata që kanë qenë, janë larguar. Alibeaj çfarë ka bërë tashmë? Ka gjetur individë pa lidhje fare, i ka marrë i ka regjistruar, u thotë; ju jeni Kryesi, ti je në Këshillin Kombëtar.
Ai është një amalgam, është një trup i vërtetë. Alibeaj do të mbahet mend në historinë e Partisë Demokratike, si njeriu që ka dëmtuar më shumë Partinë Demokratike nga kushdo tjetër dhe si një njeri që absolutisht, me veprimet e tij të ndërgjegjshme, e dëmton Partinë Demokratike dhe i shitur te Edi Rama kokë e këmbë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta