“PD nuk e ka fuqinë e partisë”, eksperti komenton të ardhmen e Berishës
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume deklaroi se tanimë i takon Enkelejd Alibeajn që të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kume u shpreh se ish-kryeministrit Sali Berisha, i mbetet që kandidatët e Primareve t’i regjistrojë me parti tjetër ose në koalicion.
“Këtë mund ta bëjë tashmë vetëm Alibeaj, të shkojë në Gjykatën e Tiranës, në regjistrin e partive politike, të marrë vërtetimin e duhur dhe të regjistrohet të hënën si subjekt zgjedhor.
Kandidatët që kanë dalë nga Primaret e Partisë Demokratike që drejtohet nga grupi i Rithemelimit dhe zotit Berisha, mund të regjistrohen vetëm nga parti të tjera që i pranojnë ose koalicione siç ka ndodhur në 6 mars”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Si Alibeaj e rrëzoi Berishën? Eksperti ligjor zbardh veprimet që u ndërmorën
- Gjykata nuk i dha vulën Berishës, Alibeaj bën ‘lëvizjen e radhës’ të hënën
- Rikthimi i 8 janarit? Avokati: Berisha në mënyrë demokratike të lëshojë selinë blu
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë