Deputeti i PD-së tregon arsyen: Ja pse Alibeaj nuk regjistrohet dot në zgjedhje
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se Enkelejd Alibeaj nuk regjistrohet dot në zgjedhjet e 14 majit, edhe pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e kësaj force politike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi u shpreh se vendimi i Apelit, për ta rikthyer çështjen në Shkallën e Parë, do të ankimohet.
Ndaj, sipas Baçit, kur vendimi të ankimohet, Alibeaj nuk do e ketë të drejtën që të regjistrohet në KQZ.
“Nuk ekziston mundësia e regjistrimit të Partisë Demokratike, as të atyre që menduan se mbajtën atë vulën e vjetër. Nuk regjistrohen dot, për arsye se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është marrë dhe ka bërë regjistrimin e Partisë Demokratike me Kuvendin e 11 dhjetorit.
Rrëzimi që i bën Apeli dhe e rikthen çështjen përsëri te Gjykata e Shkallës së Parë, do të ankimohet në Gjykatën e Lartë. Kur ankimohet në Gjykatën e Lartë, absolutisht këta nuk kanë të drejtën të shkojnë te KQZ-ja”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në