“Isha betuar që në burg, do e vrisja”, gruaja: Burri dhunonte vajzën

4 Mars 2023 | 18:14

Afërdita Nakoleci ka rrëfyer për emisionin “Real People” në Euronews Albania, historinë e dhimbshme të jetës së saj.

Pasi bëri 6 muaj burg në vitin 2005 për kanosje, ajo u bashkua me të bijën që e ka nga martesa e saj e parë, Matildën.

Dita tha se bëri atë që ja kishte premtuar vetes muaj më parë. Pas një përleshjeje me burrin, i cili i kishte treguar për abuzimet me të bijën, ajo e vret atë.

“Isha betuar që në burg. Do e eliminoja unë atë, i kapa të gjitha gjërat, e kuptova. Jam shprehur, me një shoqe. Po më ndodh diçka te fëmija i thashë. Atë natë që erdhi vajza, u kënaqa me vajzën. Ai më tha ta përzeja, pse ta përze i thashë unë?

Kjo është vazja ime, ik Matilda dil jashtë. Pastaj, gjuan ai, gjuaj unë. Ai ka dalë me kaçavidë, unë me thikë. Doli Matilda dhe ai po i gjuante vajzën. E vrava aty”, theksoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026