Këshilltari i Berishës: Grupi Alibasha ka dhënë godinën e PD-së

Selia e Partisë Demokratike
4 Mars 2023 | 21:53

Akil Kraja, këshilltari i Sali Berishës, thotë se një përfaqëues i Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, ka deklaruar se janë dakord që trualli në selinë e Partisë Demokratike t’i kthehet ish-pronarëve.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Kraja u shpreh se ata kanë kërkuar që shteti t’u japë një seli tjetër.

“Nëse më lejoni dhe një lajm, sepse ngjarjet ndodhin në çast. Po flasim për pushtetin vendor, po flasim pë sektorin e ndërtimit, kullat e Tiranës të cilat dyshohet se financohen me paratë e drogës. Para disa kohësh ka dalë një projekt në media, për një kullë në selinë e Partisë Demokratike.

Sapo ka dalë një përfaqësues i grupimit Alibasha, i cili thotë që në kuadër të vendimit të gjykatës, ne heqim dorë nga selia, selia t’i kthehet ish-pronarëve, shumë “ok”, por ideja është që shteti të na japë një seli tjetër. Pra, duan ta zhveshin PD-në nag çdo gjë, e për pasojë të ketë ndonjë kullë edhe atje ku është”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026