Synohen 7-8 mln €/ ditë, zbulimi i naftës në Shpirag, Shell përparon në pusin 5

Nafta ne Shpirag
5 Mars 2023 | 16:46

Shpimet për gjetjen e naftës dhe gazit në pusin Shpirag 5 vazhdojnë, dhe kompania kërkuese është optimiste për zbulimet që do të bëjë.

Zona e Shpiragut në qarkun e Beratit, është e vetmja ku po kërkohet në territorin Shqiptar, ndërsa Shell iu përgjigj interesit të Euronews Albania për procesin.

“Aktualisht, ne po kryejmë shpime në pusin Shpiragu-5, që është pjesë e programit tonë të vlerësimit për zbulimin e Shpiragut. Shpime të mëtejshme do të jenë të nevojshme në pusin Shpirag 4, përpara se të mund të marrim vendimet nëse nafta dhe gazi mund të prodhohen për t’u tregtuar”, ishte përgjigja e kompanisë.

Procesi i kërkim-zbulimit zgjat në kohë, por shpresat që nën tokën e kësaj kodre të ketë një rezervuar të madh nafte, e për të nisur më tej prodhimin janë të larta. Kjo pasi vetë Shell e ka krahasuar këtë zonë me Val d’agrin në Italinë Jugore, ku prodhohen çdo 24 orë, 85 mijë fuçi, e që me çmimin e bursës arrijnë deri në 7-8 mln euro në ditë.

“‘Shell’ ka investuar miliona dollarë në Shqipëri deri tani. Nëse faza e vlerësimit rezulton e suksesshme, atëherë ne do të përpiqemi të prodhojmë naftë dhe gaz natyror në partneritet me qeverinë e Shqipërisë. Projekte të tilla zhvillimi mund të jenë një faktor transformimi për një vend pritës, duke gjeneruar të ardhura nga taksat, duke krijuar vende pune dhe duke tërhequr investime të huaja në ekonomi”, shprehet kompania.

Fuqia ekonomike që sjell prodhimi i naftës dhe shfrytëzimi i saj në vendin tonë për afro një shekull, ishte temë emisionit Money në Euronews Albania këtë fundjavë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)

Kjo e diel shënon ditën e 22-të të protestës në Tiranë, ndërsa ndryshe nga ditët e tjera, disa prej tyre mengjesi i gjeti aty pasi...
12:55 | 21/06/2026

Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)

Banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome, të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit dhe emigrantë kanë protestuar këtë të diel...
12:53 | 21/06/2026

Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë

Këto janë pamjet e momenteve kur një vajzë e maskuar ka shkulur flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij shteti në Tiranë gjatë orarit kur...
12:05 | 21/06/2026