“Ethet” për arin e zi të Shpiragut

4 Mars 2023 | 20:04

Për afro gjysmë shekulli, legjenda sugjeron se nafta e zbuluar në Shqipëri deri më sot është maja e një rezervuari shumë më të madh, i cili duhet të gjendet diku shumë më thellë nën tokë. Studimet dhe kërkimet e hershme, tërhoqën investitorë të huaj për të nisur shpimet në puset në zonën mes Dimalit dhe Kuçovës. Blloku naftëmbajtës, i cili fillimisht u emërtua Sqepur dhe sot Shpirag, nisi të ekslorohej në vitin 1998 nga Occidental Petroleum.

Stavri Dhima, ekspert për menaxhimin e energjisë deklaroi në emisionin “Money” në Euronews: Ata shpuan një pus që e quajtën Shpiragu 1, ndërkohë që ne më përpara e quanim Sqepuri. Këto puse kishin dhënë shumë informacion, vërtët nuk ishin zbuluar rezerva, por kishin dhënë shumë informacion për mundësinë e objekteve naftëmbajtëse.

Po në këtë zonë tani, kompania amerikane që mori një marrëveshje hidrokarbure, projektoi pusin Shpiragu 1, i cili takoi objektin naftëmbajtës dhe mori naftë dhe gaz, por për shkak të disa episodeve gjatë shpimit nuk ishte e mundur të merreshin sasi industrial”.

Kompania Occidental Petroleum bëri zbulime të rëndësishme, në vitin 2001, në pusin Shpirag 1, por për shkak të konjukturave të kohës e ndërpreu punën për t’u transferuar në Libi. Vazhdimin e procesit e mori përsipër kompania zvicerane DËM Petroelum, për blloqet 2 dhe 3, e pas saj në zonë u ingranua Petromanas, firmë e cila provoi nga pusi Shpirag 2 se mundi nuk kishte qenë i kotë.

“Sipas të dhënave nga kompania Petromanas, u vërtetua që ne kishim disa rezerva që shkonin nga 250 në 300 tonë në ditë dhe 100 mijë metra kub gaz në ditë, dhe atë vërtetuan që mund të kishim një trashësi të objektit gazmbajtës në 800 metra”, vijon Dhima.

Zhvillimet pozitive bënë që në lojë të hynte kompania Shell fillimisht duke bashkëpunuar me Petromanas në 25% të aksioneve, e më pas për ti marrë ato 100% në vitin 2016.

“Shell” ka investuar miliona dollarë në Shqipëri deri tani. Nëse faza e vlerësimit rezulton e suksesshme, atëherë ne do të përpiqemi të prodhojmë naftë dhe gaz natyror në partneritet me qeverinë e Shqipërisë. Projekte të tilla zhvillimi mund të jenë një faktor transformimi për një vend pritës, duke gjeneruar të ardhura nga taksat, duke krijuar vende pune dhe duke tërhequr investime të huaja në ekonomi”, deklaronte Shell.

Vlerësohet se rreth 1.5 miliardë dollarë janë derdhur deri më sot në kërkim të këtij vendburimi, përfshirë edhe qindra-milionët e shpenzuara nga Shell.

“Aty pritet që ne të kemi një investim deri në 5-6 mld dollarë investim, ku përfshihet jo vetëm shpimi i puseve dhe kompletimi i tyre, por deri te përpunimi i naftës që do të dale”, deklaroi Stavri Dhima për Money.

Shell në 24 maj 2019 deklaronte: “Zbulimi i Shpiragut, në një rezervuar karbonatik të frakturuar, është në një strukturë gjeologjike të njëjtë me fushat e mëdha të Val D’Agrit në Itali”.

 

LEXO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026