Tabaku: Lulzim Basha është e shkuara

6 Mars 2023 | 12:44

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dalë nga mbledhja që po zhvillohet me kryesinë e grupit parlamentar të PD-së këtë të hënë.

Ajo tha se Lulzim Basha është e shkuara e partisë dhe tashmë duhet të shohin nga e ardhmja.

Tabaku i bëri thirrje kolegëve demokratë të bashkojnë forcat për të ofruar atë që nuk ofruan dot në vitin 2019.

“Duhet secili të ngrihemi mbi veten tonë dhe për të ofruar një ofertë serioze për PD-në në zgjedhjet e 14 majit. Unë nuk besoj që ne garën e kemi me njëri-tjetrin, ne garën e kemi për kundërshtarin,” – u shpreh Tabaku.

Siç tha deputetja, shqiptarët presin një ofertë serioze nga politika. Ajo e cilësoi të pandershme dhe të padrejtë fokusin te interesat personale në këtë moment.

“Si qytetare e thjeshtë, si anëtare e thjeshtë e Partisë Demokratike, unë do të jem gjithmonë për bashkimin e Partisë Demokratike dhe për Partinë Demokratike si një alternativë e vetme,” – u shpreh Tabaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026