“Sa nuk më ranë të fikët”, ish mësuesja tregon si u emërua nga Tirana në Mirditë

Ilmiana Bujari
7 Mars 2023 | 08:42

Ish mësuesja, Ilmiana Bujari tregoi përjetimet e saj në lidhje me këtë profesion, të cilin e ka ushtruar për shumë vite.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Bujari u shpreh se sa mbaroi studimet, u emërua në Mirditë.

Bujari nënvizoi se në atë moment për pak i ranë të fikët, sepse duhej të lëvizte nga Tirana në një zonë të thellë.

“Unë e kam filluar në Mirditë. Kam mbaruar studimet dhe jam emëruar në zonën më të thellë të Republikës. Ashtu ishte koha atëherë. Ka qenë shkolla “Ndrec Ndërgjoka” në Fan të Mirditës. Ishte një shkollë shumë e bukur, ishte për 13 mijë banorë.

Nuk ishim shumë mësues. Asnjëherë nuk kisha udhëtuar, unë ndenja nga Tirana, ndenja 11 vite. Si nuk më ranë të fikët, vajzë nga Tirana unë, mora emërim aq larg”, theksoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024