Vrasës profesionistë, dinamika e vrasjes së shqiptarëve: Autorët u hoqën si policë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Çarshinë e Shkupit. Dy shqiptarë janë vrarë ndërsa një është plagosur si pasojë e një sulmi me armë nga persona të maskuar brenda një bar kafeje.
Gazetarja e Euronews Albania në RMV, Ferikan Iljazi raportoi se provat e reja të dala në dritë nga hetimet e deritanishme tregojnë se kemi të bëjmë me një vrasje të kryer nga profesionistë.
Ngjarja që ndodhi në një vend shumë të frekuentuar në mes të Shkupit tronditi opinionin publik, sidomos pas daljes së dëshmive që tregonin se vrasësit ishin të maskuar kokë e këmbë dhe kanë hyrë në lokalin ku ndodhi krimi duke u prezantuar si policë.
“Kanë qenë disa persona të maskuar kokë e këmbë, të prezantuar si policë që kanë kërkuar nga të gjithë që të ngrenë duart dhe të ulin armët pasi dy viktimat kanë qenë të armatosur dhe kanë qëlluar mbi dy shqiptarët. Ajo që ka tronditur është shpejtësia me të cilën është kryer ngjarja, duke u larguar pa asnjë gjurmë brenda një kohe shumë të shkurtër”, raportoi gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:38 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet