E zbulon gazetari, si e planifikoi Basha skenarin për të qenë ende kryetar i PD
Gazetari Sami Neza tha në emisionin Now në Euronews Albania se plani i Bashës për të mos u çregjistruar si kryetar i PD është edhe djallëzi edhe logjikë e ftohtë.
Neza u shpreh se pas dorëheqjes së Bashës, partia që tashmë përfaqësohej nga Alibeaj kishte një vit kohë që të mblidhet Kuvendin Kombëtar dhe të vendoste për zgjedhjen e kryetarit të ri gjë që nuk e bëri.
Sipas tij, Basha dhe Alibeaj arritën ta çonin Partinë Demokratike në këtë situatë të vështirë para zgjedhjeve përmes trukeve të gjykatave të ndihmuar edhe nga qeveria.
“S’kanë bërë asgjë për 1 vit dhe kjo kohë për një parti të madhe si PD ka qenë e mjaftueshme për të ngritur strukturat. Ata s’kishin kapacitete njerëzore për të zhvilluar aktivitete. Ndoqën një procedurë ligjore në gjykatë që është djallëzi, për të penguar pjesën tjetër të PD për të hyrë në zgjedhje në standarde ligjore. Procesi nuk është vonuar për shkak të Bashës apo Alibeajt, por për shkak të trukeve në gjykatë përmes ndikimit të qeverisë. Pas Bashës dhe Alibeajt, atyre që u interesonte që situata në PD të ishte kështu është qeveria”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lulzim Basha kryetar i PD, flet ish-kryetari i KQZ: Çudi e madhe! Djallëzi!
- Deputeti: Po të doje Berisha gjithçka zgjidhet, PD bashkohet
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)