Elita e UÇK-së në Gjykatën e Hagës, flet për Euronews Albania Ramush Haradinaj: Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të mi

6 Nëntor 2020 | 19:47

Ish-kryeministri i Kosovës dhe një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të saj (UÇK), Ramush Haradinaj thotë se beson tek pafajësia e bashkëluftëtarëve të tij pavarësisht se ata sot i përkasin “divizioneve të ndryshme në politikë”.

“Ju siguroj që unë besoj në luftën e drejtë të UÇK-ës, pastërtinë e asaj lufte, besoj në drejtësinë e asaj lufte dhe në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të mi, të presidentit Thaçi, të kryetarit Veseli, të kryetarit Jakup Krasniqi dhe të bashkëluftëtarëve të tjerë. Edhe e kam për nder, që jemi brez, që kemi krijuar lirinë tone,” – u shpreh Haradinaj.

Në fund të intervistës në emisionin “Balkan Talks” të gazetarit Franko Egro në Euronews Albania, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se shqiptarët e Kosovës kanë luftuar për të krijuar atë që ai e cilëson si “lirinë e jetës”.

“E kam për nder t’i themi botës, jo vetëm shqiptare se jemi brez që kemi krijuar lirinë tonë. Vlera më sublime që krijon dikush sot është liria. Ne e kemi krijuar lirinë e jetës, të jetojmë të lirë, të cilën duket se shqiptarët e kanë më të çmueshmen, Kosova e ka, dhe i qëndrojmë besnikë kësaj”, shtoi Haradinaj.

Intervista e plotë:

 

Lexoni gjithashtu:

Haradinaj: Lajçak s’e përparon dot dialogun, marrëveshja me Serbinë ka nevojë për Merkel e Macron

Minishengeni ballkanik, Haradinaj tregon ”rrezikun” e madh që i kanoset Kosovës

Haradinaj: Si President do të ruaj interesin e Kosovës

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026