“Lojëra politike”- PD dhe Rithemelimi përplasen në KQZ. Sefa: Ka folur gjykata
Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ka diskutuar këtë të enjte kërkesat e bëra nga Partia Demokratike dhe Komisioni i Rithemelimit në lidhje me regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa deklaroi se kërkesa e Rithemelimit është e papranueshme pasi tashmë ka folur gjykata.
“Në asnjë rresht të këtij vendimi nuk shkruhet Sali Berisha kryetar i Partisë Demokratike, shkruhet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të cili i ka mbaruar mandati në prill të viti 2022.
Ligji kërkon vërtetim të regjistrimit të partisë në gjykatë, kryetarin dhe të dhëna të tjera. Këto janë dokumente që pranohen nga komisioneri”, tha Sefa.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i Rithemelimit të udhëhequr nga ish-kryeministri Berisha, i bëri thirrje KQZ të mos bëhet pjesë e lojërave politike.
“I bëj thirrje komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të mos bëhen lojë e një politike që lë një gjykatë apeli që të vendosë në 8 orë duke ushtruar ndikim të palogjikshëm te gjyqësori. Në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë rezultojnë të depozituara aktet e Rithemelimit”, deklaroi përfaqësuesi i Rithemelimit.
LEXO GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus