Brenda shtëpisë ku Hutra kreu masakrën, gëzhoja dhe shenja plumbash ende në mobilje

9 Mars 2023 | 14:09

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushaj, ishte këtë të enjte në banesën e familjes Hysi në Paskuqan, ku një javë më parë, 40-vjeçari Dan Hutra kreu masakrën duke vrarë dy gra e duke plagosur dy të tjera. Gazetarja tregoi nga ambientet e jashtme të shtëpisë, rrugën që vrasësi Hutra përshkroi.

Po ashtu ajo ka treguar në oborrin e shtëpisë një plumb të mbetur pas asaj ngjarje tronditëse të një jave më parë.

Shenja plumbash të mbetura nga kjo masakër kishte edhe në ambientet e brendshme të shtëpisë.

Në shkallë si edhe në mobilet e shtëpisë kishte shenja gëzhojash, pasi siç është mësuar autori ka qëlluar me 12 gëzhoja drejt katër grave.

“Brenda kanë qenë nënë e bijë Helena Hysa dhe Kujtime Hysa. Shenja të plumbave ka edhe brenda në banesë. Zonjat kanë qenë sipas informacioneve, brenda në ambientet e kuzhinës. Bëhet me dije se kanë qenë 12 gëzhoja me të cilat autori ka qëlluar ndaj katër grave të familjes Hysa”, raportoi gazetarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026