Shqipëria në 3 vite COVID, sa viktima janë shënuar që nga fillimi i pandemisë

9 Mars 2023 | 16:03

3 vite më parë në 9 mars të vitit 2020, u identifikuan dy rastet e para me COVID-19 në Shqipëri.

Lajmi se babë e bir, ishin prekur nga virusi, i zbuluar fillimisht në Wuhan të Kinës, deri në atë moment misterioz, shkaktoi panik.

Vetëm 2 ditë më vonë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli nivelin e pandemisë.

Në bilancin e këtyre 3 viteve, Shqipëria numëron  333,608 të infektuar dhe 3,600 jetë të humbura mes të cilave 58 ishin mjek dhe staf mjekësor në shërbim.

Në janar të vitit 2021 Shqipëria nisi aplikimin e vaksinave anticovid, fillimisht tek bluzat e bardha dhe më tej u shtri në të gjithë popullatën mbi 16 vjeç.

2,042,781 persona janë testuar si të dyshuar me COVID por vetëm rreth 17% rezultuan të infektuar.

Kurba e infektimeve me COVID ka ardhur në rënie. Aktualisht në vendin tonë numërohen 156 qytetarë të infektuar.

6 pacientë janë të hospitalizuar, të tjerët janë të vetëizoluar në shtëpi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026