“Turbullim, mpirje e gjymtyrëve”, si ta kuptoni që dikush pëson goditje në tru

Entela Basha
10 Mars 2023 | 07:38

Mjekja neurologe, Entela Basha thotë se përmes disa simptomave, mund të kuptohet nëse dikush ka pësuar goditje në tru.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Basha tha se trubullimi i pamjes, mpirja e gjymtyrëve apo edhe dhimbjet e forta të kokës, janë disa nga simptomat.

Sipas Bashës, në këto raste kërkohet ndihmë mjekësore.

“Janë totalisht të kuptushme nga familjarët edhe nga pacientët, sepse instalimi i defiçiteve është në në mënyrë akute. Në mënyrë akute të turbullohet pamja, nuk arrin të shohësh, nuk lëviz dorën dhe këmbët, mpirje të dorës dhe këmbës, humbje të ekuilibrit, dhimbje të forta koke, të vjella.

Janë simptoma që instalohen në mënyrë akute dhe vazhdojnë në kohë. Kërkojnë ndihmë mjekësorë, nuk menaxhohen dot vetë”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024