UEFA mund të dëbojë Barcelonën nga kupat e Evropës, shkak një skandal i madh
Një gjykatë në Spanjë ka ngritur aktakuzë ndaj Barcelonës për korrupsion dhe nëse vërtetohet se vërtet kështu ka qenë dhe klubi nga “Camp Nou” shpallet fajtor, lehtë mund të ndodhë që katalanasit të mbeten pa pjesëmarrje në kupat e Evropës.
Statuti i UEFA-s që merret me rregullat për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencave në paragrafin G të nenit 4 thotë se asnjë ekip që është i përfshirë në veprimtari të paligjshme nuk mund të performojë në skenën ndërkombëtare.
Autoritetet hetimore në Spanjë dyshojnë se Barcelona i ka paguar miliona nga viti 2001 deri në vitin 2018 një kompanie në pronësi të zv. presidentit të komitetit spanjoll të arbitrave, Jose Maria Enriquez Negreiri.
Më të kontestuara janë pagesat në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2018, në të cilat në llogarinë e Negreirit janë derdhur rreth tre milionë euro, raportojnë mediat botërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq