Sefa thirrje Celibashit: PD nuk depoziton asnjë akt shtesë, vendosni sa më shpejt

11 Mars 2023 | 14:47

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike i është drejtuar me një kërkesë Kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit.

Ai ka kërkuar që vendimi për regjistrimin në zgjedhje të merret menjëherë, ndërsa ka theksuar se e sheh të panevojshëm depozitimin e akteve shtesë.

“Të marrë vendim sa më shpejt, PD e ka bërë të qartë se nuk depoziton asnjë akt shtesë. Dokumentacioni është i plotë dhe i ligjshëm. Të marrë vendim sa më shpejt dhe pa humbur kohë. E lusim të marrë një vendim sa më shpejt,” – u shpreh Sefa.

Ndër të tjera ai i ka cilësuar komentet e Celibashit si politike dhe sipas tij nëse ka si qëllim të bëjë politikë, nuk e ka vendin në godinën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026