Berisha ankimon në KAS vendimin e Celibashit për mosregjistrimin në zgjedhje
Rithemelimi i përfaqësuar nga ish-kryeministri Berisha, ka ankimuar në KAS vendimin e kryekomisionerit të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për mosregjistrimin e PD-së si parti politike në zgjedhjet e 14 majit.
Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apëlit që rrëzoi vendimet e Kuvendit të 11 Dhjetorit, Rithemelimi kërkon nga KAS që të njohë Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.
Në kërkesë theksohet se duhet të merret parasysh shkarkimi i Lulzim Bashës në Kuvendin e 11 dhjetorit si dhe dorëheqja e tij në Mars 2022.
Gjithashtu kërkohet të njihet zgjedhja e Sali Berishës si kryetar i PD-së në referendumin e mbajtur nga Rithemelimi në maj të vitit 2022.
Për sa i përket vendimit të Gjykatës së Apelit, Rithemelimi e quan atë si një vendim jo të formës së prerë dhe thekson se në fuqi mbetet vendimi i Shkallës së Parë sa kohë çështja është në proces gjyqësor.

LEXONI GJITHASHTU:
Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri