Avokati: Çfarë do të vendosë KAS për regjistrimin e PD-së, nëse Celibashi refuzon
Avokati Rezart Kthupi thotë se nëse vendimi i Komisionierit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, nuk do të bëjë të mundur regjistrimin në zgjedhje, vendimi i tij do të apelohet në KAS dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kthupi u shpreh i bindur se Partia Demokratike do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit.
“Duke qenë se e kemi njoftuar zyrtarisht, pasi zoti Celibashi të paraqesë vendimin e tij, do të ankimojmë vendimin e zotit Celibashi për rrëzimin e kërkesës, duke e çuar në KAS dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor.
Ne jemi të bindur që qëndrimi ose interpretimi juridik që ne i bëmë ligjit është i saktë dhe jemi të bindur që KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor do të vendosë përfundimisht regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje. Në këtë kontekst, nuk kemi asnjë lloj dyshimi që Partia Demokratike do të regjistrohet në zgjedhje”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta