Regjistrimi në zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj bën ankimin në KAS

Enkelejd Alibeaj
11 Mars 2023 | 17:01

Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në KAS vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, sipas të cilit, Partia Demokratike nuk ka dërguar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit.

Edhe pse Celibashi kërkoi një dokumentacion të firmosur nga Lulzim Basha, i cili jurifikisht figuron kryetar i PD-së, diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Alibeaj nuk ka pritur afatin prej 48 orësh që Celibashi i dha Bashës dhe ka dërguar ankimin në KAS.

Në një letër zyrtare të firmosur nga përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa, thuhet se Basha është dorëhequr dhe se dokumentacioni i paraqitur është i plotë sipas rregullave.

“Për shkak se dorëheqja e Kryetarit është fakt, edhe pse nuk është pasqyruar në regjistrin e partive politike, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit te ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në kuptim të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Per partitë politike”, i ndryshuar, funksionimi i Partisë Demokratike për aspektet që kanë të bejnë me zgjedhjet vendore realizohet sipas “Autorizimit të Përgjithshëm” të datës 18 Mars 2022″, thuhet ndër të tjera në ankim.

Deklarata e plotë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka marrë përsipër një qokë politike për të penguar PD në zgjedhje. Publikisht ka shpallur dy justifikime për këtë:

  1. Autorizimi ka “gabime drejtshkrimore”, sepse formulimi nuk duhet të ishte “për regjistrimin në zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2023, sipas datës së caktuar me Dekret të Presidentit të Republikës”, por sipas tij duhet të ishte “për regjistrimin në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 maj 2023”.

Për këtë pretendim nuk referon asnjë gërmë në ndonjë ligj, thjesht i referohet estetikës së tij në shprehje. Shkurt, smë pëlqen kështu, e dua kështu.

  1. Deklarata e angazhimit solemn është një akt i patransferueshëm, apo i padelegueshëm tek të tretët, sepse është një akt indiviådual i personit dhe akt ekskluziv i kryetarit të partisë, i cili mban përgjegjësi përpara ligjit për mospërmbushjen e asaj përgjegjësie.

Në fakt deklarata jo vetëm që nuk sjell përgjegjësi ligjore, por është një akt, ku Kryetari i Partisë (si personi që përfaqëson partinë në raport me të tretët) merr angazhim solemn në emër dhe për llogari të partisë, jo si individ apo person fizik. Deklarata ka karakterin e një mesazhi publik që Partia i drejton qytetarëve përmes KQZ, që strukturat dhe mbështetësit e saj të mos përfshihen në veprimtari të paligjshme të shitblerjes së votave apo të pranojnë fonde nga burime kriminale. Si deklarim formal, në emër të partisë, ai është jo vetëm i transferueshëm, por krejtsisht pa asnjë efekt për zgjedhjet. Si cdo akt tjeter ligji vërtetë thotë nënshkruhet nga Kryetari, sepse ky i fundit është me ligj përfaqësuesi i partisë në raport me të tretët, por kjo nuk i jep aktit kurrësesi karakter individual.

Për Komisionerin janë të transferueshme aktet më të rëndësishëm për zgjedhjet (regjistrimi i partisë; paraqitja e kandidatëve; caktimi i administratorëve të zgjedhjeve); por jo mesazhi publik, krejt formal, i Partisë. Edhe në këtë rast ecën me logjikën që “kjo më pelqen të bëhet kështu, ndërsa atë tjetrën e dua ashtu”.

Në këtë kuptim, rrëmuja e krijuar me dashje nga Komisioneri, bën që KQZ të shërbej më shumë si zyrë propagande, sesa si zyrë e administrimit të zgjedhjeve. Nuk ka cënim më të rëndë për zgjedhjet sesa shndërrimi i KQZ-së në zyrë propagande dhe perceptimesh politike.

Për më tepër, Komisioneri vendosi publikisht afat 48 orë, por në skadim të këtij afati doli po publikisht dhe pohoi që afati skadon në 12 të natës (60 orë). Në fakt, afati ka skaduar në orën 10 të mëngjesit, orë në të cilën Ilirjan Celibashi kishte detyrimin për të marrë vendimin përfundimtar. U fsheh, në pritje që vendimet e tij ti marrin të tjerët. Përgjegjësia ligjore kërkonte të mos fshihej pas KAS, duke mos ushtruar me dashje detyrën dhe duke u përpjekur ti qëndrojë besnik qokave politike që ka marrë përsipër.

Partia Demokratike e Shqipërisë njofton opinionin publik se sapo ka depozituar ankimin në KAS, kundër vendimit të paligjshëm personal të Komisionerit, duke bërë thirrje për një shqyrtim sa më të shpejtë dhe profesional, të pa ndikuar politikisht dhe në përputhje me ligjin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026