Avokati: Çfarë do të vendosë KAS për regjistrimin e PD-së, nëse Celibashi refuzon
Avokati Rezart Kthupi thotë se nëse vendimi i Komisionierit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, nuk do të bëjë të mundur regjistrimin në zgjedhje, vendimi i tij do të apelohet në KAS dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kthupi u shpreh i bindur se Partia Demokratike do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit.
“Duke qenë se e kemi njoftuar zyrtarisht, pasi zoti Celibashi të paraqesë vendimin e tij, do të ankimojmë vendimin e zotit Celibashi për rrëzimin e kërkesës, duke e çuar në KAS dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor.
Ne jemi të bindur që qëndrimi ose interpretimi juridik që ne i bëmë ligjit është i saktë dhe jemi të bindur që KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor do të vendosë përfundimisht regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje. Në këtë kontekst, nuk kemi asnjë lloj dyshimi që Partia Demokratike do të regjistrohet në zgjedhje”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Mediu: Berisha e ka një skenar për zgjedhjet e 14 majit, edhe nëse nuk regjistrohet
- Sefa thirrje Celibashit: PD nuk depoziton asnjë akt shtesë, vendosni sa më shpejt
- Berisha ankimon në KAS vendimin e Celibashit për mosregjistrimin në zgjedhje
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi