Aksidentet, eksperti: Shqipëria ka nevojë për fakultet rrugor
Eksperti i komunikacionit rrugor, Zijahidin Sallai thotë se Shqipërisë i duhen inxhinerët e komunikacionit dhe se duhet të akreditohet një fakultet rrugor, në mënyrë që të jepet një kontribut më i madh në parandalimin e aksidenteve.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Sallai u shpreh se një fakultet i tillë ekziston në shumë vende të botës.
“Sa i përket drejtimit, fakultetit, fakultetet janë në të gjithë botën. Fakulteti i Inxhinierisë së Komunikacionit Rrugor dhe Transportit është në të gjithë botën si fakultet i veçantë dhe kuadrot të cilat kryejnë studimet nga ai fakultet, dalin inxhinierë të diplomuar të trafikut, në të gjitha nivelet.
Këo fakultete gjenden kudo në botë, vetëm se në Shqipëri më habit rasti që nuk ka fakultet të tillë. Shqipërisë i duhen inxhinierët e komunikacionit, Shqipëria duhet menjëherë të bëjë akreditimin një fakutleti të tillë dhe të prodhojë kuadro që do japë kontributrin e vet në zgjidhjen teknike të problemeve të rrugëve”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar