Masakra në Don Bosko, gazetari: Mund të kenë lidhje dhe njerëzit e Ervis Martinaj
Fatjon Murati, pronari i lokalit ku mbrëmjen e kësaj të diele u vra me armë zjarri një person dhe u plagosën 6 të tjerë, dyshohet se ka qenë një person i afërt me Indrit Doklen, rivalin e Ervis Martinaj.
Sipas Ferdinand Dervishit, Ka informacione që Fatjon Murati është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj.
“Më kujtiohet një lidhje me Indrit Doklen. Ndërkohë që ai doli në ato përgjimet që kishte hasmëri me Ervis Martinaj, ku Ervis Martinaj jepte lekë për të vrarë Endrit Doklen. Ky djali, Fatjon Murataj është kapur në një makinë me Indrit Doklen pas këtyre ngjarjeve që goditën Ervis Martinaj, dhe vranë shokët e tij. Sipas informacioneve ai është marrë në pytje me lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj. Dhe po të bësh një lidhje të trashë mund të jetë goditje e njerëzve të Ervis Martinaj, por këta shkojnë rrugës dhe bëjnë armiq”, tha Ferdinand Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
Washington Post: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran
“Feja nën regjimin komunist”, libri i Aleksandër Suliotit sjell një kapitull të historisë shqiptare nën diktaturë
Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore
- 19:30 Washington Post: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran
- 19:27 OKB mirëpret raportet për armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut, bën thirrje për dialog
- 19:21 “Feja nën regjimin komunist”, libri i Aleksandër Suliotit sjell një kapitull të historisë shqiptare nën diktaturë
- 19:19 Rriten dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit pas marrëveshjes SHBA-Iran
- 19:01 Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore
- 18:55 Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda