Hipizmi në Durrës, sporti pa mbështetje që kërkon të kthehet në traditë
Për herë të parë bregdeti i Durrësit është shndërruar në një “pistë” hipizmi.
16 kalorës me kuajt e tyre u bënë të dielën pjesë e garave të shpejtësisë dhe rezistencës në sektorin Rinia.
Aktiviteti bëri bashkë kalorës nga e gjithë Shqipëria, por nuk munguan dhe të huajt.
“Janë 16 kuaj dhe 16 kalorës. Është një kalorës italian dhe pjesa tjetër janë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë,” – u shpreh Bekim Toro, organizator.
“Komisioni vjen nga Bosnjë-Hercegovina. Ata kanë ardhur dhe më parë tek ne, kanë mbetur të kënaqur dhe janë rikthyer,” – shtoi ai.
Garat e zhvilluara u ndanë në dy pjesë.
“Një fazë është 15 km. Bëhet pushimi, kontrolli i kuajve dhe nëse ata janë në gjendje vazhdon edhe faza e dytë me 15 km të tjera,” – tha kalorësi, Hilmi Myrtollari.
Ndërsa talentet nuk mungojnë, kalorësit synojnë edhe gara ndërkombëtare, por për këtë kanë nevojë për mbështetjen nga shteti.
“Kjo ndodh vetëm nëse ministria e Bujqësisë na ndihmon me vënien e çipave të kuajve në të gjithë Shqipërinë, që të na lejojë të dalim jashtë shtetit, sepse për momentin kuajt shqiptarë nuk dalin dot të bëjnë gara internacionale,” – tregoi Toro.
“Ata në dijeninë time kanë filluar t’i marrin këto masa, por shpresojmë t’i çojnë deri në fund, sepse i kanë nisur disa herë dhe kanë mbetur në gjysmë. Këtë herë shpresojmë të jenë serioze dhe t’i përfundojnë,” – sqaroi ai.
Prandaj kalorësit pjesëmarrës, por edhe organizatorët, synojnë që ky sport, jo shumë familjar për shqiptarët, të kthehet në një traditë.
“Duket shumë mirë organizimi, ka pjesëmarrës, por do doja të kishte edhe më shumë, të kishin më shumë vëmendje tek sporti me kuaj,” – u shpreh Myrtollari.
“Është mirë, por duhet të jetë shumë më mirë. Fatkeqësisht në vendin tonë mungojnë nisma sportive dhe kjo bën që njerëzit të hallakaten me ato që ne dëgjojmë përditë. Do ishte shumë mirë dhe ky është ndoshta një mesazh për të gjithë të rinjtë, që të marrin pjesë në sporte, sidomos në sporte të tilla, që është edhe i bukur, edhe i shëndetshëm dhe të jep këtë lloj kënaqësie,” – tha kalorësi, Taulant Nukaj.
Në përfundim të garave, organizuesit shpërndanë medalje në shenjë mirënjohjeje për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe 3 kupa për fituesit Hilmi Myrtollari, Taulant Nukaj dhe Egli Santo.
LEXONI GJITHASHTU:
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë