S’mbanin maska, policia gjobit mbi 1800 persona gjatë fundjavës

9 Nëntor 2020 | 14:37

Policia njoftoi të hënën se gjobiti 1,825 persona dhe 13 administratorë lokalesh gjatë fundjavës për mosrespektim të masave anti-covid.

Prej 15 tetorit, kur mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme edhe në mjediset e hapura, policia ka vijuar të gjobisë kalimtarët që nuk e mbajnë atë me nga 3 mijë lekë.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 13 lokale që nuk kanë zbatuar urdhrin për të ndaluar muzikën pas orës 20:00 dhe për këtë ato janë gjobitur me nga 1 milionë lekë.

Ndërkohë po gjatë fundjavës policia tha se kishte shoqëruar në komisariate 15 persona të cilët nuk kishin pranuar t’u tregonin oficerëve të policisë dokumentet e identifikimit.

Prej diagnostikimit të rasteve të para me COVID-19 në Shqipëri gjatë muajit mars, autoritetet kryer rreth 140 mijë teste prej së cilave janë pikasur mbi 24 mijë raste me mbartje të virusit.

Nga këto raste, mbi 12 mijë janë mbyllur me shërim ndërsa 559 janë mbyllur me vdekje. Ekspertët e shëndetësisë kanë sugjeruar qeverinë se rritja e masave ndaj infeksionit, siç është mbajtja e maskave, mund të ndikojë në ndaljen e përhapjes së virusit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026