Shtohen të rinjtë që vuajnë nga sëmundja e zemrës

14 Mars 2023 | 07:24

Sipas rekomandimeve të OBSH Shqipëria renditet ndër vendet me rrezikshmëri të lartë kardiovaskulare, dhe në rrezik mesa duket janë gjithmonë e më shumë edhe të rinjtë.

Sëmundjet e zemrës janë ndër patologjitë më të shpeshta të diagnostikuara në sistemin shëndetësor shqiptar. Sipas Institutit të Shëndetit Publik ka një rritje me 30% të pacientëve në 10 vitet e fundit.

Sipas të dhënave të ISHP për 2022, Shqipëria numëron mbi 87 mijë persona me sëmundje kardiovaskulare, nga këta rreth 36 mijë janë më sëmundje ishemike të zemrës, ndërkohë që 260 mijë persona në total vuajnë nga hipertensioni dhe disa sëmundje të tjera kardiovaskulare.

Rreth 1.4 milion shqiptarë vuajnë nga çrregullimet e yndryrnave nga të cilët 44 % janë femra” dhe kjo është edhe një nxitje për sëmundjet kardiovaskulare.

Vitet e fundit ka filluar të ulet mosha e sëmundjeve kardiovaskulare dhe këtu ndikojnë shumë faktorë siç është obeziteti, diabeti, dislipidemia, çrregullimet e ankthit, depresioni, mënyra e të ushqyerit. Edhe pandemia, sipas specialistëve te ISHP-së, ka pasur ndikim negativ tek kjo kategori.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026